Ligji për kontrollin e duhanit, edhe pse ka hyrë në fuqi më 13 maj të vitit 2013, nuk është duke u respektuar në shumicën e komunave të Kosovës.
Sipas raportit zyrtar, Prishtina qëndron më mirë me zbatimin e ligjit se sa komunat e tjera. Nga nëntori deri në fillim të marsit janë shqiptuar 30 gjoba.
Sipas Faik Hotit, koordinator nacional i kontrollit të duhanit, pas kryeqytetit radhiten Prizreni, Lipjani e Istogu. “Gjithsesi Komuna e Prishtinës qëndron më mirë me zbatimin e këtij ligji falë edhe angazhimeve të inspektorëve të AUVK-së dhe inspektorëve lokalë këtu, që nuk kanë hezituar të shqiptojnë edhe dënime ndaj shkelësve, por lëvizje të mira në fillim të këtij viti janë shënuar edhe në Komunën e Prizrenit ku gjykata ka shqiptuar 23 dënime në vlera prej 500-3.000 euro për subjekte shkelëse të ligjit.
Komuna e Lipjani shquhet me një aktivitet të lartë të inspektorëve që kanë çuar në gjykata 103 lëndë, Istogu etj. Në fund të marsit do të kemi një raport për tremujorin e parë të vitit 2015”, ka thënë Hoti. Në gjithë Kosovën, vetëm në vitin 2014 janë dërguar në gjykatë 432 raste të shkeljes së ligjit.
“Përmes numri 080011000 që është falas, janë denoncuar 607 raste të shkeljeve të ligjit”, ka theksuar Hoti. Mirëpo, pengesë për inspektorët dhe për respektimin e ligjit, po vlerësohet ngadalësia në gjykata