Dy aksidente në Prizren, tre persona bëhen për spital

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur të dielën në Prizren, ku si pasojë e tyre tre persona janë lënduar, transmeton PrizrenPress.

Sipas raportit të policisë, në rastin e parë aksidenti ka ndodhur në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një motoçiklete që drejtohej nga viktima mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin e Prizrenit, e me pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Kurse në rastin tjetër ka ndodhur aksident trafiku në mes një moto-kultivatorit dhe një motoçiklete. Si pasojë, janë lënduar dy vozitësit meshkuj kosovarë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor./PrizrenPress.com

Më Shumë

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit