Prizren, një i arrestuar për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një femër, transmeton PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 01:00 në Prizren.

Në raportin e policisë nuk është bërë i ditur raporti familjar mes viktimës dhe të dyshuarit.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit