16.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Dy lumenjtë e Hoçës së Qytetit në Prizren lënë pa troje banorët

Kryetari i fshatit, Rashit Bytyçi, u shpreh për “Kosova Sot” se nevojë urgjente e fshatit Hoçë është që të ndërtojë një urë me standarde mbi lumë, sidomos aty pas bashkimit të lumit ‘Me ujë të mirë’ dhe lumit tjetër më të vogël të fshatit, ‘Hoça’

Hoça e Qytetit tashmë është një fshat që po i tejkalon kufijtë e trojeve të dikurshme, sepse numri i banorëve është rritur. Ose së paku nevoja për ndërtime shtëpish është shtuar. Mirëpo, tashme lumi i fshatit Hoçë është bërë një nga problemet shumë të rënda për këta banorë. Sepse, ata tashmë po përballen me “Lumin me ujë të mirë” dhe lumin “Hoça”, të cilët për shkak të sjelljes së ujit të shumtë nuk po krijojnë kushte që të shfrytëzohen trojet më të mira të fshatit. Kryetari i fshatit, Rashit Bytyçi,me këtë rast tregon se nevojë urgjente e fshatit Hoçë ka të ndërtojë një urë me standarde mbi lumë, sidomos pas bashkimit të lumit “Me ujë të mirë” dhe lumit tjetër më të vogël të fshatit, “Hoça”.

Banorët po e zënë tokën e bukës

Udhëheqësit e këtij fshati flasin edhe për një urë ekzistuese, e cila tani është vetëm urë improvizuese, por, nëse rregullohet shtrati dhe pastaj caktohet me saktësi edhe hapësira e shtratit të lumit, mbetet që në dy anë të lumit të ketë rrugë, e duke pasur rrugë pastaj domosdo se krijohen kushte ideale për të pasur mundësi të shfrytëzohen trojet e pashfrytëzuara deri më tani.

Kryesia e fshatit Hoçë kërkon që mbi dy lumenj të këtij fshati që kanë ujë të shumtë, sidomos në tri stinë të vitit, të ngrihen së paku edhe dy ura, ose përndryshe banorët nuk po mund të shfrytëzojnë trojet më të mira të fshatit. Prandaj, ata ankohen dhe në faktin se shumë banorë të këtij fshati po detyrohen të largohen nga fshati e të ndërtojnë në fusha e ara shtëpi, duke iu afruar edhe shkollave tjera. Musli Krasniqi tregon për gazetën “Kosova Sot” se mbi pesë familje detyrohen të jetojnë vetëm përmes një ure të improvizuar druri që rrezikohet edhe jeta e fëmijëve.”Kjo urë druri nuk është parë besoj as në ndonjë fshat malor e jo këtu në Hoçë”, shprehet për “Kosova sot” Musli Krasniqi nga ky fshat.

Përgjysmohet numri i nxënësve

Maliq Krasniqi shprehet se banorët e këtij fshati janë duke kërkuar që rruga e vjetër të rregullohet, sepse ajo rrugë e lidh gjithë fshatin. “Kjo rrugë patjetër se është përbri shtratit të këtij lumi. Këtyre problemeve u shtohet edhe pakësimi i banorëve, të cilët kanë marrë e po marrin rrugën e kurbetit”. Sipas Bytyçit, ikja në kurbet e ka sjellë shkollën nga 1200 nxënës sa kishte dikur tash në vetëm 402 nxënës. Kryetari i Bashkësisë Lokale, Rashit Bytyçi, tregon faktin se nxënës të shumtë tashmë po marrin rrugën e kurbetit dhe shumë shtëpi të bukura, mbi gjysma, për fat të keq, tashmë janë nën dry.

“Ata ose vijnë njëherë në vit ose nuk vijnë fare, prandaj jemi detyruar që në bashkëpunim me diasporën të mendojmë dhe kemi pranuar edhe dy punëtorë që në fshat të pastrojnë rrugët e fshatit, pastrojë varrezat dhe për këtë kemi pranuar me paga për të dy punëtorë nga 300 euro për secilën dhe tashmë atyre ua kemi siguruar pagën për një vit”, është shprehur ai. Ai tregon se disa rregullime të tjera tashmë janë bërë falë bashkëpunimit me diasporën.”Në këtë kontest duhet falënderuar ata në diasporë që po bëjnë një angazhim të konsideruar”. Hoçjanët shpresojnë shumë se edhe drejtoria përkatës e Komunës se Prizrenit do t’ua plotësojë këtë kërkesë këtyre banorëve, e ata thonë se edhe participimit mund të mos i ikin nëse ka nevojë./Kosova Sot/

Më Shumë

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Guardiola: Gara për titull është e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me fitoren e thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni. “Jap shumë merita sepse e njoh...

Lajmet e Fundit