Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 33

Dy raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë, duke çuar numrin e të infektuarve në 33.

Njoftohet se rastet e reja janë nga fshati Vrapçiç i Gjilanit dhe fshati Domanek i Malieshvës.Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi për media.“Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive. Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53 vjeç. Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 33 raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit