10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dy shokë

Bekri Murselaj

 

Ishin kohë të bukura kur njerëzit kishin një dashuri dhe harmoni të veçantë, për njëri-tjetrin, kalonin pjesën më të madhe kohës së bashku. Njëri pa tjetrin nuk shkonte as shkollë, edhe lojën e bënin bashkë. Rriteshin sëbashku, luanin dhe lëndoheshin bashkë, kohën e kishin të përbashkët bashkë me të edhe librat dhe lodrat, njëri pa tjetrin as frutat nuk i hanin veç e veç!

Bota ishte e lumtur, sepse edhe njerëzit jetonin të lumtur.

Pas një kohe bota ndryshoi, bashkë me të edhe njerëzit. Shpesh herë ndodh që njerëzit të kenë kohë, por jo kohë për tu takuar me dikënd. Në këto ditë jeta zhvillohet me hapa të shpejt dhe herë të sigurtë dhe herë të pasigurtë, sepse arsyetimet, angazhimet dhe punët e ndryshme, me të cilat përballen njerëzit çdo ditë bëjnë që të jenë shumë të angazhuar në detyra para vetes.

Jeta të cilën e jetojnë ishte një jetë mjaft dinamike dhe e vetmuar, për secilin prej tyre; në këtë rast i vetmi shok, dhe mik që e takojnë në çdo kohë është telefoni. Takimet me njerëz ishin shumë të rralla, vizitat te të afërmit herë ishin të detyrueshme dhe të patjetërsueshme.

Takohen për të parë njëri-tjetrin bisedojnë përmes telefonit më shumë se kur takohen. Shkojnë dhe vinë te njëri-tjetri fjalët e para dhe të fundit që i bënin gjatë gjithë kohës ishin “qyshje, a je mirë” dhe “ditën e mirë, mirëupafshim”! Tashmë vlen ajo thënia popullore “tash orë kemi, por kohe jo, dikur s’kishim orë por kohë kishim”.

Ditët ishin aq të vetmuara, të ngarkuara nga puna, hallet dhe lodhja saqë “ngushëllimin” e gjenin në telefon! Bota e teknologjike njeriun e kishte fut në vete saqë shpesh herë nuk dinin të dilnin prej saj. Ishin në shtëpi, s’flisnin me askënd pos përmes telefonit, dilnin në kafe harronin ta pinin kafen, shkonin diku, iu vinte dikush, telefonin dhe kafenë para vetes, për të vazhduar qetësia monotonike në ambientet familjare.

Bota teknologjike e kishte kaluar shoqërinë, me arsyetimin se gjërat bëheshin më të lehta në atë kohë. Askush askënd nuk e thërriste për ta parë, por për t’i treguar se çka kishte të re rreth teknologjisë, saqë edhe njoftimet rreth ndodhive familjare merrnin një hov të jashtëzakonshem; ku askush askënd nuk e thërriste më për lindje, vdekje, apo martesë, por të gjithë njoftoheshin përmes rrjeteve të internetit. Ku në këtë rast me afër ishin njerëzit me kilometra larg, se ata që i kishin përball në tavolinë.

Më Shumë

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit