Dy të arrestuar në Prizren, dyshohen për falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me dyshimin për falsifikim të parave.

Arrestimi ka ndodhur të enjten në ora 12:00.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, janë kontrolluar tri shtëpi, të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjti janë grup i organizuar që merren me veprimtarinë monedhave të falsifikuara”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit