Cristiano Ronaldo: Po luajmë si m*ta

Zonja e vjetër u eliminua nga Champions League menjëherë pas fazës së grupeve, doli në vendin e katërt në Serie A dhe arriti të triumfojë në Kupën e Italisë.

Në Champions League, Juventus-i u eliminua përsëri nga një skuadër që pritej ta kalonte lehtë – Porto.

Skuadra atë kohë e drejtuar nga Pirlo, e humbi ndeshjen e parë 1-0, kurse u eliminua pas kohës shtesë përkundër fitores 3-2.

Për shkak të rregullit të golit si mysafirë, Porto u kualifikua tutje sepse shënoi dy gola në Itali, në krahasim me asnjë të Juventus-it në Portugali.

Një pjesë nga dokumentari, shfaq një debat mes yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe Cuadrado-s në dhomat e zhveshjes.

 

“Po luajmë si m*ta përsëri”, u shpreh Cristiano Ronaldo.

Kurse, Cuadrado ia ktheu duke i thënë “Qetë, ti duhet të jesh një shembull për të gjithë”.

“Edhe unë, edhe unë”, vazhdoi Cristiano, “edhe unë po luaj si m*t”.

“Nuk bëjmë asgjë, duhet ta pranojmë të vërtetën, është ndeshje Champions-i dhe ne nuk bëjmë asgjë”.

Futbollistët tjerë të skuadrës shihen të mërzitur, deri sa asnjë përveç Cristiano Ronaldo-s dhe Juan Cuadrado-s nuk flasin.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit