22.7 C
Prizren
E enjte, 22 Maj, 2025

Dy, tri, fjalë, për Prizrenin!

Kreshnik BerishaShkruan: Kreshnik Berisha

Profesor Ramadan Muja nuk ka udhëhequr kurrë me Prizrenin. Profesori është një portret I bukur për ta lënë në zyrën e kryetarit të Komunës. Por ai as që pyetet në tavolinë mbi veprimet, në kohën e protestave të partive politike (fatkeqësisht) dhe organizatave joqeveritare për të dhënë apo jo, dorëheqje.

Ky është një profil i një kryetari komune që ka pasur Prizreni. Figurë e respektuar, I moshuar, një urtak flokëbardhë dhe njohës e folës I shkëlqyer I gjuhës shqipe.

Një profil tjetër që ka pasur Prizreni e që dominoi për një kohë skenën politike në Prizren qe e kundërta e personalitetit të profesorit Muja. Profesor gjithashtu, i paditur poashtu për shkelje ligji gjatë kohës sa ishte Kryetar Komune, Eqrem Kryeziu kujtohet si lideri fuqiplotë I Prizrenit prej pas luftës deri në zgjedhjet e vitit 2008.

Kush janë këta kryetarë që drejtuan Prizrenin prej pas luftës? Cka përfaqësojnë këta dhe cka I morën e I sollën Prizrenit? A ka evoluar lufta politike apo kësaj I ka paraprirë vetëdijësimi qytetar, për ndryshimin e gjendjes në Komunë?
Të mos shpresojnë optimistët se prizrenasit janë këndellur. Protestat që po I shihni janë të populluar me militantë partiak që kërkojnë kthimin e pushtetit. Nuk mohohet vullneti i sinqertë i një pjese të shoqërisë civile, kryesisht të rinjve të papolitizuar që shpresojnë për ditë të mira. Por kjo nuk do të ndodhë edhe për një kohë.

Ajo që po ndodhë është ashpërsimi I luftës politike për kthimin/ndarjen e pushtetit të njerëzve dhe familjeve të fuqishme në Komunë.
Nga një kryetar I fuqishëm që shkeli ligjin I pari në Prevallë, e asfaltoi qytetin duke i humbur mjaftë dekorin dhe djegur të kaluarën në një kryetar të pagojë, që i ktheu paksa pamjen dhe aty-këtu kalldrëmin qytetit duke e shkatërruar pas shpine me ndërtime të egra dhe falë dhe prona bashkëpartiakëve.

Këta janë dy profesorët e Prizrenit, të dy të shtyrë në moshë dhe mbase dhe të përbashktën tjetër pos profesorllëkut dhe doktorllëkut e kanë dhe dashurinë për pushtet. Njëri për të qenë urdhërdhënës dhe tjetri për ta pasur në CV dhe nderuar pasardhësit.

Ndryshe në lagjet përreth lumit, deri sa të vijnë zgjedhjet e përgjithshme që nuk janë larg dhe kur, atëbotë të harrohen këto protesta, nuk do të lëvizë asgjë.
Pos pëshpërimave herë pas here se si katundarët, e morën qytetin në dorë.

Më Shumë

Trepça 3-2 Bashkimi, sfida për titullin vazhdon nesër

Finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës po dhurojnë emocione të jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike dhe ndeshje të bukura në parket. Çdo ndeshje është shumë...

Nisma komunale – Rahoveci shpërblen denoncuesin e ndotjes

Kushdo që e di se kush hedh mbeturina mund të fitojë para. Një qytetar tashmë ka pranuar shpërblimin e parë që kur Komuna e Rahovecit...

Lajmet e Fundit