Dybala: Kemi mësuar nga PSG-ja

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, insiston se kanë mësuar diçka nga përmbysje historike e Barcelonës ndaj Paris Saint Germainit.

Bianconeret janë duke u përgatitur për Blaugranat që i presin të martën në “Juventus Stadium” dhe 23 vjeçari insiston se nuk duhet të kenë frikë nga Barcelona.

“Nuk duhet të kemi frikë sepse kemi lojtarë të shkëlqyer”, tha Dybala për “La Repubblica”.

“Jemi mirë dhe mendoj se është koha e duhur që të përballemi me Barcelonën”.

“PSG pranoi gjashtë gola në “Camp Nou” sepse ata nuk kishin qasjen e duhur dhe ne kemi mësuar diçka nga ajo ndeshje”, ka shtuar Dybala.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit