11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Dyqind euro pagesë për një shfaqje

Trupa e baletit ne KosoveGjatë muajit që lamë pas, Trupa e Baletit të Kosovës në repertorin e saj ka pasur tetë repriza, si dhe është prezantuar në disa nga teatrot e qyteteve si Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, mirëpo në qytetin e Gjilanit dhe atë të Prizrenit kjo trupë ka hasur në disa pengesa.

Drejtori i Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj, ka thënë për “Zërin”, se në këto dy qytete kemi hasur në mosmarrëveshje dhe prezantimi i shfaqjeve ka dështuar.

“Kemi qenë në Mitrovicë me shfaqjen “Liria ime” që është pritur jashtëzakonisht mirë, në Pejë jemi prezantuar me shfaqjen “Dasma”, dhe në Gjakovë jemi prezantuar me të njëjtën shfaqje”, u shpreh Brahimaj, i cili më pas shtoi se në qytetin e Gjilanit për arsye të mosfunksionimit të teatrit nuk kanë mundur të prezantohen.

Brahimaj gjithashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar të shkojnë edhe në Prizren, mirëpo për arsye të sjelljes në mënyrë joserioze nga udhëheqësit e teatrit të Prizrenit, të cilët kishin kërkuar që trupa e Baletit të Kosovës t’ia paguajë sallën Shtëpisë së Kulturës dyqind euro dhe kjo ka bërë që prezantimi i tyre në këtë qytet të dështojë.

“Ne kemi dashur që publikut prizrenas t’i ofrojmë një shfaqje të mirë, mirëpo ata në një farë mënyre e kanë refuzuar dëshirën tonë”, ka thënë Brahimaj.

Ndërkaq, drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Prizren, Arben Raçkaj, ka sqaruar arsyen e kërkimit të pagesës prej dyqind eurosh nga Baleti i Kosovës.

“Shtëpia e Kulturës është institucion i pavarur nga Kuvendi Komunal, dhe mbijeton nga këto shfaqje ku lëshojmë sallën me qira me anë të së cilës ne i kryejmë të gjitha shpenzimet për këtë sallë”, është shprehur Raçkaj, i cili më pas ka shtuar se kjo ka qenë e vetmja arsye pse kemi kërkuar nga Trupa e Baletit të Kosovës të bëjë pagesën prej dyqind eurosh.

Edhe përkundër kësaj, Ahmet Berahimaj ka thënë se: “Shtëpia e Kulturës si institucion kulturor nuk guxon të jetë institucion privat dhe kërkesa e tyre që ne të paguajmë dyqind euro për të dhënë një shfaqje ka qenë një sjellje në mënyrë joserioze nga udhëheqësit e këtij institucioni”, tha ai.

I themeluar në vitin 1972 në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, trupa e Baletit të Kosovës në atë kohë numëronte njëzeteshtatë balerinë. Në atë kohë balerinë nga ky brez u arsimuan në shkollën e mesme të Baletit në Shkup.

Gjenerata e parë bëri një kontribut të çmuar në krijimin e skenës së artit në Kosovë. Jashtë kufijve, baleti ka marrë pjesë shumë herë në Festivalin Ndërkombëtar “Bienale e Baletit” në Lubjanë. Më 1991 valltarët e Baletit të Kosovës u larguan me forcë nga teatri.

Pas përfundimit të luftës në vitin 2001, gjenerata e parë e Baletit të Kosovës rikthehet në skenë për të vazhduar me dhënien e premierave të shfaqjeve me një sukses të madh edhe gjatë ditëve të sotme.

Sot trembëdhjetë vjet pas rikthimit në skenë, Trupa e Baletit të Kosovës në vazhdimësi ka korrur suksese të mëdha, ajo më 11 qershor të këtij viti, do të udhëtojë drejt Napolit, me rastin e dhënies së një premiere botërore.

Më Shumë

Olta Gixhari – opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3

Olta Gixhari do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3. Derisa kanë mbetur edhe katër ditë deri në nisjen e spektaklit më të...

Fillon projektimi i rrugës Korishë- Kabash- Brezovicë

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar fillimin e projektimit të rrugës Korishë - Kabash - Brezovicë. “Bashkë me deputetë e aktivistë të...

Lajmet e Fundit