8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Dyshime për varreza ilire, persona të panjohur gërmojnë një pronë private në Suharekë

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në fshatin Maqitevë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë gërmuar në pronën private të një familjeje.

Burimet Sinjali kanë bërë me dije se 40-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se kjo është hera e dytë që në oborrin e shtëpisë së familjes së saj ku ajo kishte jetuar deri në kohën e luftës, janë hapur gropa të mëdha dhe të thella.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, arsyeja përse po ndodh kjo mund të jetë se në kohën e paraluftës në atë lokacion ka pasur shenja të varrezave të vjetra dhe dyshohet se të njëjtat kanë qenë varreza ilire.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Dëmtim i varrezave apo kufomave’.

============================================================

Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.

Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!

#quality #contrucion #design #park

www.renelualtahiri.com

+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i divan dhe dhomë ndenjjeje

 

Më Shumë

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Lajmet e Fundit