16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Dyshohet se kanosi me veturë këmbësorin, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar të dyshuarin për kanosje i cili kishte tentuar me veturën e tij ta godas viktimën që ishte duke lëvizur në këmbë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të PK-së, ku thuhet se rasti ka ndodhur në Malishevë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën ka tentuar ta godas (me veturë) viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke lëvizur në këmbë, dyshohet për shkak të një konflikti të mëhershëm, i cili është në procedurë gjyqësore. Viktima ka arritur t’i shmanget goditjes dhe nuk ka pësuar lëndime.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit