16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

E ardhmja e Mbappe-s te PSG, sërish në dyshim: Ai ka katër muaj për të ushtruar opsionin për një vit shtesë në Paris

Majin e kaluar, Kylian Mbappe rinovoi kontratën me Paris Saint-Germain, duke e lënë Real Madrid-in në baltë.

Francezi nënshkroi një kontratë deri në vitin 2025 për 50 milionë euro neto në sezon, me një bonus nënshkrimi prej 100 milionë, sipas L’Equipe.

Megjithatë, rinovimi i tij nuk ishte për tre sezone. Kylian zgjati kontratën e tij me formulën e dy sezoneve plus një vit shtesë opsional për lojtarin.

Sipas L’Equipe, Mbappe ka katër muaj të mbetur për të ushtruar këtë opsion për një vit shtesë në kontratën e tij. Nëse jo, kontrata e tij do të skadojë në vitin 2024, duke i hapur derën që ai të jetë i lirë të negociojë me klubet për një transferim të lirë janarin e ardhshëm.

PSG po punon për ta bërë atë që t’i japë dritën jeshile edhe këtij sezoni me klubin, në mënyrë që të mos ketë një verë ‘të zënë’ në të cilën Mbappe mund të jetë sërish në treg.

Ashtu si në vitin 2021, do të ishte alternativa e tyre e vetme për të fituar para nga një lojtar që mbërriti në 2017 nga Monaco, megjithëse ata refuzuan të gjitha ofertat nga Real Madrid në atë kohë.

Në moshën 24-vjeçare, sulmuesi francez është tashmë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i PSG-së (200 gola, njësoj si Edinson Cavani) pas dygolëshit të tij kundër Marseille-s

Mbappe ka 29 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat për liderët e Ligue 1 dhe skuadra e Parc des Princes po punon shumë për të siguruar që ai të mbetet lojtari i tyre yll dhe të mos rihapë një dramë të re.

Javët vendimtare presin në Paris me zgjatjen e Mbappe dhe Lionel Messi në krye të axhendës.

Më Shumë

Totaj akuzohet për shpifje dhe dezinformatë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, akuzohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për shpifje dhe dezinformatë. Kjo kompani ka ftuar për të...

Xheladini premton 500 euro subvencione për gratë me kancer të gjirit, shërbimet gjinekologjike falas

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini ka prezantuar programin e tij për mandatin e ri për zgjedhjet lokale 2025. Xheladini ka thënë se për...

Lajmet e Fundit