26.6 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

E diela në La Liga sjell derbin e qytetit të Madridit

Gjatë të dielës në La Liga do të luhen katër ndeshje, ku njëra nga duelet është derbi i qytetit të Madridit.

Ndeshja kryesore e kësaj të diele do jetë derbi mes Real Madrid-it dhe Atletico Madrid-it, e cila fillon në ora 21:00.

Real Madrid-i po kalojnë një formë shumë të mirë, ku nuk kanë humbur në 12 ndeshjet e tyre të fundit.

Atletico Madrid në anën tjetër ka tre fitore e dy humbje në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Vinicius Jr dhe Karim Benzema po kalojnë një sezon të paharrueshëm, të cilët po ndihmojnë Los Blancos të fitojnë La Ligën lehtësisht.

Momentalisht, Real Madrid-i radhiten të parët me 39 pikë, ndërsa Atletico Madrid-i janë në pozitën e katërt me 10 pikë më pak se Los Blancos.

Në anën tjetër, në ora 16:15 do të përballen Osasuna dhe Barcelona ku të dy skuadrat do kërkojnë pikët maksimale pasi janë shumë afër në radhitjen tabelore.

Katalunasit kthehen në aksion pas një humbjeje tragjike përballë Bayern Munich-ut, e cila i dërgoi ata në Europa League.

Barcelona kanë një rekord prej dy fitoresh, dy humbjesh dhe një barazim në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Ndërsa Osasuna, në pesë ndeshjet e fundit ka një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Deri më tani, Barcelona radhiten në pozitën e tetë me 23 pikë, kurse Osasuna janë në vendin e 11-të me 21 pikë.

Ndeshjet e tjera që do luhen gjatë të dielës në La Liga janë:

Villareal – Rayo Vallecano 14:00

Real Betis – Real Sociedad 16:15

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Etrit Hoti, 2-shi i Vetëvendosjes garon për Kuvendin Komunal të Rahovecit

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti, Etrit Hoti kandidon për Kuvendin Komunal të Rahovecit, si pjesë e...

Familja Gashi në Mleqan të Malishevës merr çelësat e shtëpisë së re

Në fshatin Mleqan të Malishevës, familja Gashi ka marrë sot çelësat e shtëpisë së re, dhuratë nga Shoqata humanitare “Bereqeti”. Ceremonia e dorëzimit u...

Lajmet e Fundit