E konfirmon Ancelotti: Casemiro do aventurë të re, largohet nga Reali

Carlo Ancelotti ka konfirmuar largimin e Casemiro, i cili pritet të bashkohet me Manchester United për shumën e 70 milionë eurove, ndërkohë që edhe kontrata e tij do të jetë ndjeshëm e përmirësuar në aspektin financiar.

“Kam folur me Casemiron dhe ai dëshiron të provojë një sfidë të re. E kuptojmë vendimin e tij. Negociatat vazhdojnë, por ai ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Planet e mia nuk do të ndryshojnë me largimin e Casemiros, pasi kemi Modric, Kroos, Tchouameni, Ceballos, Valverde dhe Camavinga.

Gjashtë mesfushorë janë mjaftueshëm për këtë sezon. Ata janë shumë të mirë”, është shprehur trajneri italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti.

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit