Renditja e UEFA-s, Kosova shënon ngritje

Futbolli i Kosovës ka shënuar ngritje në koeficientin e klubeve në UEFA, pas rezultateve pozitive të ekipeve në garat evropiane.

Futbolli kosovar u përfaqësua nga katër klubeve në garat evropiane këtë sezon, për herë të parë në histori. Gjilani dhe Llapi u eliminuan në raundin e parë të kualifikueseve për Ligën e Konferencës, ndërsa Drita u eliminua në raundin e dytë.

Kampioni i Kosova, Ballkani u eliminua nga raundi i parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, por po vazhdon me shumë sukses në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Pas kalimit të dy raundeve, therandasit tani gjenden në fazën “play-off” dhe janë vetëm një ndeshje larg sigurimit të grupeve në garën e tretë evropiane për klubeve.

Ballkani mposhti Shkupin me rezultat 2-1 në udhëtim të ndeshjen e parë dhe ndeshja kthyese luhet pas një jave në Prishtinë, duke i dhënë mundësi portokall e zinjve të sigurojnë grupet. Ky sukses i klubeve kosovare e në veçanti i Ballkanit ka bërë që Kosova të ngritët në koeficientet e UEFA-s.

Kosova tani renditet në vendin e 33-të në Evropë, duke llogaritur koeficientet e klubeve që marrin pjesë në garat ndërkombëtare, duke lënë mbrapa kampionatet rivale si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Shqipëria në listën e përditësuar të UEFA-s renditet e 49-ta, Maqedonia e Veriut e 52-ta dhe Mali i Zi në pozitën e 54-të.

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Lajmet e Fundit