11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

E konfirmon Haradinaj: AAK’ja lidh koalicion me PSD’në

Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në.

Kështu tha pas takimit kryetari i AAK-së, Ramush Hradinaj.

“Ka dominu tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votu me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha ai.

AAK gjithashtu e ka konfirmuar edhe përmes një komunikate për media.

Aty thuhet se i është dhënë mandati për ta zgjeruar koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së” thuhet në komunikatën e AAK’së

Gjithashtu ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD’së në të cilën pritej të vendosej lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK’në.

Pas kësaj mbledhje, anëtarët e PSD’së nuk janë deklaruar, por burime të Express brenda partisë mësojnë se tashmë është vendosur që përfundimisht të shkohet në koalicion me AAK’në.

Mësohet gjithashtu se është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.

AAK’ja ka qenë pjesë e qeverisë, duke e udhëhequr atë. Ndërsa PSD’ja ka qenë pjesë e opozitës.

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit