9.6 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

“E kemi gati”, nga Qeveria tregojnë se kur do t’i dorëzohet veteranëve propozimi për pensionet

Janë bërë 10 ditë që kur përfaqësuesit e veteranëve u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për kërkesat e tyre. Pas takimit ata thanë se nuk ishin pajtuar me asnjë nga pikat e shefit të ekzekutivit.

Ky i fundit do tu dërgonte veteranëve një propozim në formë të shkruar lidhur me kërkesat e tyre.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se qeveria ka finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës.

“Në takimin me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës që kryeministri Kurti ka mbajtur në zyrën e tij me 17 qershor është ritheksuar përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. Në takim janë prezantuar edhe propozimet e Qeverisë në këtë drejtim, të cilat propozime u dorëzohen përfaqësueseve të këtyre organizatave edhe në formë të shkuar. Ne kemi finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës”, ka thënë Kryeziu për Gazeta Blic.

Ndryshe, takimi i veteranëve me kryeministrin Kurti kishte ardhur një ditë pas protestës së veteranëve të organizuar para Kuvendit të Kosovës, për shkak të së cilës u ndërprit edhe seanca, derisa deputetët e PDK-së nuk kishin lejuar që ajo të mbahet, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

Më Shumë

Rast i rëndë në Prizren: Burri ther me thikë bashkëshorten dhe vajzën, gjendja e tyre e rëndë

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep...

36 komuna përmbyllin procesin në Qendrat e Numërimit, Elezi jep detaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 të ditës së sotme, aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në...

Lajmet e Fundit