1.6 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

E papritur: LDK-AKR-Vetëvendosje drejt finalizimit të listës së përbashkët zgjedhore

Koalicioni LDK-AKR pritet që t’i kundërpërgjigjet koalicionit të madh PDK- AAK- NISMA.

Burime të ORAinfo kanë bërë të ditur se zyrtarët e LDK-së sot gjatë ditës pritet të zhvillojnë një takim me krerët e Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit që do t’i fuste këto dy parti brenda një liste zgjedhore.

Një zyrtari i lartë i LDK-së më kushte anonimiteti ka thënë se ekziston ende hapësirë për marrëveshje bashkëpunimi me Vetëvendosjen ani pse afati për koalicione para zgjedhore tashmë ka përfunduar.

“Ne jemi të vetëdijshëm se afati për koalicione parazgjedhore ka përfunduar, mirëpo do të shikojmë mundësinë që të lidhim një marrëveshje me Vetëvendosjes që të përpilojmë një listë të përbashkët zgjedhore. E dimë që afati për dërgimin e listave me emra për kandidatë përfundon të premten dhe neve asgjë nuk na pengon që të arrijmë një marrëveshje për një listë të përbashkët zgjedhore”, ka thënë zyrtari i LDK-së për ORAinfo.

Ai ka thënë se ka disponim brenda LDK-së që të arrihet një marrëveshje e tillë me Vetëvendosjes në mënyrë që kjo listë të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së Haki Rugova nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

“Për të mirën e vendit do të tentojmë që të bëjmë ndonjë zgjedhje të mirë”, ka thënë Rugova për ORAinfo.

Rugova pranon se tashmë është i vështirë ndonjë bashkim me Vetëvendosjen para zgjedhjeve pasi që ka kaluar afati për koalicione.

Kujtojmë që mbrëmë LDK ka nënshkruar marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe me Alternativën e Mimoza Kusari-Lila. /ORAinfo/

Më Shumë

Fatmir Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para

Fatmir Limaj me Nismën nuk arritën të dalin mbi prag. Megjithatë, partia që njihet për bastion Malishevën, ka dështuar edhe në këtë komunë, duke...

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Lajmet e Fundit