1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

E rrallë/ 12-vjeçari zbulon skeletin e dinozaurit që daton 69 milion vjet më parë

Një djalë 12-vjeçar bëri zbulimin e jetës së tij, kur gjeti një skelet dinozauri që daton plot 69 milion vjet më parë.

Gjatë korrikut të këtij viti, Paleontologu amator, ishte në shëtitje me babanë e tij, në një pjesë të pasur me fosile në Alberta të Kanadasë, kur pa kockat në një shkëmb.

Ai quhet Nathan Hrushkin, dhe tregoi se kur pa kockat për herë të parë, ngeli pa fjalë.

“Unë as nuk isha i tronditur dhe as shokuar, thjesht nuk më besohej që sapo bëra një zbulim dinozauri”.

Nathan, ka qenë i interesuar për dinozaurët që kur ishte gjashtë vjeç.

Ai e dinte që fosilet mbrohen nga ligji, kështu pasi i gjeti ato,  sapo arritën në shtëpi, ai dhe babai i tij u futën në faqen e internetit të ‘Muzeut Royal Tyrrell’, i cili ndodhet në Alberta dhe merret me studimin e jetës parahistorike.

Muzeu, i këshilloi ata të dërgojnë fotografi të zbulimit të tyre dhe koordinatat e tij GPS, gjë të cilën ata e bënë menjëherë.

Dinozauri është shkencërisht i rëndësishëm, pohoi muzeu, sepse fosili është rreth 69 milion vjet i vjetër dhe të dhënat nga ajo periudhë kohore janë të rralla.

Ndërsa kuratori i paleo-ekologjisë së muzeut, François Therrien, në një deklaratë, tha: “Nathan dhe zbulimet e tij do të na ndihmojnë të plotësojmë këtë boshllëk të madh në njohuritë tona për evolucionin e dinozaurëve ” .

Image

Image

Image

Image

Burimi: BBC News 

Më Shumë

Iu hoqën afër 2 mijë vota pas rinumërimit, reagon kandidatja e PDK-së: Krim, e pafalshme – u bë pa dijeninë time

Kandidatja e PDK-së për deputete, Luljeta Veselaj Gutaj tha se i është cenuar integriteti dhe kërkoi që “të papërgjegjshmit të vihen para drejtësisë”, pasi...

Sulmuan me mjete të forta katër zyrtarët policorë në Prizren, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës...

Lajmet e Fundit