26.8 C
Prizren
E premte, 23 Korrik, 2021

Sot përurohet Memoriali i “Drinit”

Është jetësuar projekti i ndërtimit të Memorialit kushtuar komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha –”Drinit”.

Ai, do të përurohet sot  në ora 11:00.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni pritet të jetë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Administratës, Osman Hajdari, shkruan “PrizrenPress”

Në 21 vjetorin e çlirimit të Prizrenit ishte bërë përurimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Memorial kushtuar Ekrem Rexhës – Komandant “Drinit”.

Autoritetet komunale patën pohuar se jetësimi i këtij projekti është i vonuar, marrë parasysh kontributin e komandant Drinit në çlirimin e Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se qyteti është dashur që ta ketë shumë më herët një memorial kushtuar Komandant “Drinit”.

“Faktikisht është më meritori në aspektin e çlirimit të qytetit tonë, i cili ka kaluar pa pasoja shumë të mëdha për popullatën ngase ushtria serbe ka pasur shumë plane të errëta për qytetin e Prizrenit”, pati thënë Haskuka.

Ndërsa familjarët e komandantit të shquar janë shprehur mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuuar në realizimin e këtij projekti.

Ish-komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” , në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova mposhtet nga Bjellorusia

Kosova U20 ka pësuar humbje nga Bjellorusia U20 me rezultat 101:60 (22:17, 21:17, 26:9, 32:17), në kuadër të FIBA Men’s European Challengers, që po...

Në Kujtim të Ali Podrimjes

Ilir Muharremi, kritik i artit Vargu i tij dilte nga zemra, pena gjithmonë ishte shpërthim zemërimi, vuajtje, klithje ndaj një zemre të thyer. Zëri i...

Shqiptari e merr nusen me helikopter dhe 6 limuzina

Dasma, si dita më e rëndësishme e jetës për shumë njerëz, është bërë pjesë e kulturës që të jetë sa më e bujshme, luksoze...

E rëndë: 16-vjeçari vret shokun me sëpatë në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë, pasi një 16-vjeçar ka vrarë në shkollë shokun 13-vjeçar. Policia gjeti trupin e pajetë të 13-vjeçarit në tualetet...

Oriola Marashi zhvishet në natyrë

Modelja shqiptare, Oriola Marashi, është mjaftë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Oriola ka mahnitur...

Vendoset pllakë falënderuese në shtëpinë e Isak Paçarizit që ishte në shërbim të UÇK-së

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në vendosjen e pllakës falënderuese në shtëpinë e Isak Paçarizit që ishte në shërbim...

Xhemajl Rexha është kryetari i ri i AGK-së

Xhemajl Rexha, është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Ai e ka mundur kundërkandidatin Arton Mulliqi. Rexha ka marrë gjithsejt 171 vota...

Arrestohen dy persona, rrahën dhe tentuan ta vrasin një person në Rahovec

Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar fizikisht një person para dy ditësh në Rahovec. Njëri nga të dyshuarit gjatë rrahjes ka shtënë me...

Kajtazi: Në Prizren pos VV-së në garë është edhe PDK-ja

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar debatet se cila parti do të fitojë më...

40-vjeçari rrëzohet për vdekje derisa ishte duke u ngjitur në mal me djalin 9-vjeçar të fejuarës së tij

Utah, një 40-vjeçar është rrëzuar për vdekje teksa ishte në një udhëtim hiking me djalin 9-vjeçar të të fejuarës së tij. Adrian Vanderklis mori djalin...

Urimi i Vetëvendosjes në Prizren për festën e Kurban Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Kurban Bajramin! “Kurban Bajrami si festë sublimon...

Vazhdon lyerja e korridoreve të banesave kolektive në Prizren

Komuna e Prizrenit po vazhdon lyerjen e korridoreve të banesave kolektive. Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka tha se në këto banesa po krijohet një ambient...

Prizren:I caktohet paraburgim 4 personave të cilët futën 11 sirianë në Kosovë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë 30...

Sot u mbajt vazhdimi i mbledhjes së katërt të Kuvendit Komunal në Prizren

Sot u mbajt vazhdimi i mbledhjes së katërt të Kuvendit Komunal, që ishte thirrur për datën 01.07.2021, ku u shqyrtuan këto pika të mbetura...

10 muaj burgim zyrtarit të Komunës së Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 10 muaj burgim zyrtarin e Komunës së Prizrenit, N.M., për keqpërdorim të pozitës zyrtare. N.M., në cilësinë e...

Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, në 24 orët e fundit ndodhën 89

Është rritur numri i aksidenteve në komunikacion në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 89 aksidente, 25 prej tyre...

Lajmet e Fundit