Kuvendi dhe Posta promovojnë pullën postare “Heroinat e Kosovës”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me përfaqësuesit e Postës së Kosovës kanë bërë promovimin e pullës postare “Heroinat e Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja Osmani ka thënë se për herë të parë një pullë postare i kushtohet heroinave të Kosovës.

“Ne kemi vendosur ta organizojmë bashkërisht që Kuvendi i Kosovës të jetë vendi i të gjithëve por, mbi të gjitha të jetë imazhi që kanë ndërtuar heroinat tona. Përgjatë historisë pullat postare i janë kushtuar figurave të rëndësishme”.

“Për t’i nderuar secilën grua që ka dhënë gjithçka që ka bërë të pamundurën dhe simbolizon sakrificën jemi bashkë për ti kushtua pullën postare heroinave”, tha ajo.

Vjollca Shala-Mulaj nga Posta e Kosovës tha se edhe pse posta ka 20 vite që promovon pulla postare kjo pullë është e veçantë sepse mëshiron sakrificën e gruas nëpër shekuj.

“Nuk duhet të harrojmë humanizimin e Nënës Terezë dhe Vasfije Krasniqi. Posta e Kosovës po kalon në një fazë të vështirë mirëpo ne jemi të bindur se me punë do të arrihet çdo sukses i mundshëm. Filatelia e postës ofron pulla postare që janë punime artistike dhe të veçanta”.

Udhëheqësja, Fakete Kadiu, tha se kanë të gërshetuar të gjitha femrat shqiptare që kanë kontribuar me shekuj që Kosova tashmë është e lirë.

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit