10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

E ther me thikë pasi s’pranoi t’i shërbente birrë, një muaj paraburgim për prizrenasin

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit një personi në Prizren, pasi mbrëmë në orët e mesnatës e ka therur me thikë një person tjetër.

Sipas njoftimit të gjykatës, më datë 11 nëntor, në orët e mesnatës në Prizren, në një lokal, për shkak të një ngatërrese rreth shërbimit në lokalin në fjalë, pasi i dëmtuari refuzon të shërbej të pandehurin R.K., me pije – birrë, i njëjti e nxjerrë thikën, me dashje ndërmerr veprim me qëllim të vrasjes, me thikë e ther në bark të dëmtuarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e së cilës viktima dërgohet në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe e më pas dërgohet në QKUK- në Prishtinë në tretman urgjent mjekësor.

Njotimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 12.12.2021, ndaj të pandehurit R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Se më datë 11 nëntor, në orët e mesnatës në Prizren, në një lokal, për shkak të një ngatërrese rreth shërbimit në lokalin në fjalë, pasi i dëmtuari refuzon të shërbej të pandehurin R.K., me pije – birrë, i njëjti e nxjerrë thikën, me dashje ndërmerr veprim me qëllim të vrasjes, me thikë e ther në bark të dëmtuarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e së cilës viktima dërgohet në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe e më pas dërgohet në QKUK- në Prishtinë në tretman urgjent mjekësor.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se i pandehuri pas kryerjes së veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se prezenca e tij është siguruar në mënyrë të dhunshme nga ana e zyrtarëve të policisë. Pra me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, për shkak të dënimit të lartë për të cilën vepër parashihet, si dhe në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret duke marrë parasysh edhe peshën e veprës penale , caktimi i masës së paraburgimit për të pandehurin është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm me qëllim të mbarëvajtjes së rregullt të procedurës penale – hetimore, kështu që ndaj të pandehurit të lartcekur u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji

Më Shumë

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit