18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

E vrau ish-burrin dhe e varrosi në oborr, u thotë policëve se era po vjen nga pëllumbat

Një grua në Minnesota të Shteteve të Bashkuara raportohet se e ka vrarë ish-bashkëshortin dhe e ka varrosur kufomën e tij në pjesën e oborrit pas shtëpisë, para se t’i thoshte policisë se ai ka shkuar për të thithur marijuanë në Oklahoma, thanë zyrtarët.

Karina Her, 40 vjeçe, u akuzua për vrasje të qëllimshme të shkallës së dytë, pasi dyshohet se e qëlloi dy herë në pjesën e pasme të kokës me armë zjarri ish-bashkëshoritn, Kou Yang. Më pas, ajo kishte ndërtuar një kasolle mbi vendin ku e kishte varrosur viktimën.

Mbetjet e burrit u zbuluan gati një muaj më pas, kur një fqinj u ankua për erën e rëndë. E dyshuara kishte thënë se era po vjen nga jashtëqitjet në një kafaz të pëllumbave aty afër, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Familjarët e burrit paraqitën një raport për person të zhdukur në polici më 22 korrik, pasi nuk kishin pasur kontakte me të për disa javë, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Pasi familjarët e tij e kontaktuan policinë, edhe zonja Her i telefonoi shërbimet emergjente, duke thënë se nuk e ka parë ish-bashkëshortin që nga 1 korriku.

E akuzuara për vrasje, Karina Her

Ajo i tha policisë se jetonte me ish-partnerin në të njëjtën shtëpi përderisa po mundoheshin që ta shisnin atë. Megjithatë, vajza 17 vjeçe e të dyshuarës e njoftoi policinë, kur motra e saj i kishte thënë se nëna kishte shkuar me veturë në një pyll dhe kishte hedhur një qese me një objekt në formë të zgjatur.

E dyshuara këmbënguli se udhëtimi me veturë në pyll ishte për ta hedhur ushqimin e mbetur. Sidoqoftë, vajza e madhe e saj e lajmëroi policinë, kur pa një vrimë në oborr.

Her tha se vrima në oborr kishte mbetur nga heqja e një trungu dhe se ish-bashkëshorti ishte në Oklahoma për vizitë familjare.

Para se të arrestohej, ajo gjithashtu tha se era e rëndë në vendin e dyshimtë vjen nga një kafaz i pëllumbave./Gazeta Express

Më Shumë

Haxhi Krasniqi rikthehet në ring, zbulohet kundërshtari dhe data e meçit

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring. Krasniqi për kundërshtar do ta ketë portugezin, Jorge Silva. Meçi zhvillohet me datë 4 maj në...

Shkruhen fjalë banale në memorialin e dëshmorëve në Kushnin të Hasit

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi dikush shkroi fjalë banale tek memoriali i dëshmorëve në fshatin Krushnin të Hasit. Sipas policisë, po ashtu është...

Lajmet e Fundit