12.5 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

EC Ma Ndryshe:Trashëgimia kulturore, një histori e patreguar

EC Ma Ndryshe sot ka publikuar analizën “Trashëgimia kulturore: një histori e patreguar” e cila synon t’i shqyrtojë tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, të miratuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës, për të parë se si prezentohet në to trashëgimia kulturore e Kosovës.

Nga shqyrtimi i teksteve mësimore të historisë në Kosovë del se trashëgimia kulturore në këto tekste prezentohet në mënyrë tejet të kufizuar. Nuk thuhet asgjë mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe lidhjen e saj me formimin e identiteteve, as për ndikimin që diversiteti kulturor mund të ketë në zhvillimin e tolerancës, pengimin e urrejtjes, të racizmit dhe formave të tjera të diskriminimit që mund të shkaktojnë konflikte. Këto tekste nuk e shpjegojnë fare konceptin e “trashëgimisë kulturore”, e madje as që e përmendin ndokund.

Tekstet paraqesin kryesisht objekte/monumente të trashëgimisë kulturore dhe këto pothuajse kryekëput përmes fotografive. Shumica dërrmuese e objekteve/monumenteve të prezentuara në këto tekste kanë karakter etnik e politik, por edhe kur nuk e kanë, prezentohen sërish në kontekst etnik e politik. Në këto tekste nuk prezentohet fare sundimi sërb gjatë mesjetës në Kosovë, e për rrjedhojë mungon edhe prezentimi i trashëgimisë kulturore, kryesisht i objekteve fetare, të kësaj periudhe. Po ashtu, duke pasë parasysh se në këto tekste periudha pesëshekullore nën sundimin osman paraqitet si e errët, nuk figuron pothuajse asgjë nga trashëgimia kulturore e saj. Përjashtim bëjnë deri-diku vetëm tekstet ‘Historia 11’ dhe ‘Historia 12’ për gjimnazin e përgjithshëm.

Sa i takon periudhës nën sundimin Jugosllavisë së Titos (1945-1990), jepen pjesërisht vetëm disa të arritura në fushën e arsimit e të kulturës, por nuk figuron asnjëri prej objekteve/monumenteve të ndërtuara gjatë saj. Kosova po synon anëtarësimin në UNESCO, ndërkohë që në tekstet mësimore të historisë brezave të rinj nuk po u mësohet pothuajse asgjë nga trashëgimia kulturore e saj.

Më Shumë

Kapitenia e trofeve, vazhdon me Bashkimin

Kampioni aktual i basketbollit kosovar femëror Bashkimi ka konfirmuar se kapitenia e ekipit, Aulona Muhadri, do të vazhdojë rrugëtimin e saj me skuadrën portokalli...

Vdes një burrë në Rahovec

Një burrë ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në...

Lajmet e Fundit