“EC Ma Ndryshe” i bënë dhuratë zëdhënësit të komunës së Prizrenit udhëzuesin për transparencë

EcMaNdryshe-dhurat Ymer Berishes“EC Ma Ndryshe” i bëri sot dhuratë zëdhënësit të komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, një kopje të shtypur në kolor të publikimit të fundit “Udhëzues për Transparencën në Komuna”. Edhe pse dhurata i dedikohet të gjithë zyrtarëve të komunës, ajo iu dorëzua zëdhënësit të komunës pasi që bart pozitën esenciale të transparencës komunale.

Ndonëse vendimmarrja transparente është obligim ligjor dhe demokratik i institucionit të komunës, “EC Ma Ndryshe” ka marrë mundin të hartojë këtë dokument që i mungon komunës dhe t’ia dorëzojë atë Zyrës për Informim si dhuratë dhe kërkesë për përmirësimin e transparencës komunale.

“EC Ma Ndryshe” e ka hartuar këtë dokument me qëllim të prezantimit të obligimeve dhe detyrimeve ligjore të pushtetit lokal për transparencë dhe llogaridhënie. Krahas kësaj, me anë të këtij dokumenti synohet të jepet një pasqyrë e gjendjes në komuna, në kuptim të zbatimit të obligimeve dhe detyrimeve të komunave në fushën e transparencës dhe llogaridhënies. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Abdixhiku: Në Suharekë folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot biseda me qytëtarë në Suharekë. Përmes platformës “Hajde Folim”, Abdixhiku tha se përmes kësaj platforme...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit