18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Edhe 12 persona nga Malisheva janë testuar për Covid 19, sot u dalin rezultatet

Mbi 10 persona në Komunën e Malishevës janë testuar sot nën dyshimet se janë të infektuar me koronavirus. Deri tani nga kjo komunë janë konfirmuar 25 raste, raporton Express.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i ka thënë Gazetës Express se gjendje atje është e qetë, derisa për rastet në këtë komunë ka thënë se janë raste të kontaktit.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e të gjithë të infektuarve nga kjo komunë është e mirë.

“Gjendja është e qetë në përgjithësi. I kemi 25 raste në komunë, bashkë me ato që u konfirmun mbramë. Gjendja e të gjithëve është e mirë. Raste të reja të dyshuara kemi. Janë diku 12-13 persona që janë testuar sot e tash jemi në pritje të rezultateve. Probleme me furnizim me ushqim e barna s’kemi. Na kanë furnizuar shumë kompani me pako ushqimore e higjenike. Edhe Ministria e Shëndetësisë dy herë na ka furnizuar me mjete mbrojtëse”, ka thënë Begaj për Express.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar mbrëmë edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, shkruhet në njoftim.

Sipas IKSHP’së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Më Shumë

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një aksion të koordinuar që ka çuar në arrestimin e...

Lajmet e Fundit