13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Edhe një ditëlindje në Hagë: Hashim Thaçi mbush 55 vjet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 55 vjet. Për dallim nga vitet e kaluara kur ai festonte pranë familjes, edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit