9.3 C
Prizren
E martë, 2 Mars, 2021

Edhe një shërbim për qytetarët e Malishevës kthehet në regjionin e Prizrenit

Gradualisht ka filluar kthimi i shërbimeve për qytetarët e Komunës së Malishevës, nga Regjioni i Gjakovës në Regjionin e Prizrenit. Sot, ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica edhe zyrtarisht e ka sjellë vendimin për kthimin e shërbimeve për kategoritë e dala nga lufta, me Regjionin e Prizrenit, kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Ministri Reçica, është pritur sot në Malishevë, nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, kabineti i qeverisë komunale dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të cilët e kanë falënderuar ministrin dhe ministrinë për këtë vendim domethënës për këtë kategori dhe për të gjithë qytetarët.

“Këtë vendim e ka marrë pas shqyrtimit kërkesave të Komunës së Malishevës, të organizatave të dala të lufta dhe të qytetarëve, dhe me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më afër qytetarit. Uroj që ky vit kështu si e kemi filluar të na ecë mbarë të gjithëve, ndërsa ofrimi sa i më i lehtë i shërbimeve për qytetarët, ka qenë gjithmonë angazhim i imi, madje shumë shpejtë, sipas planit të ministrisë, këto shërbime do të ofrohen në komuna. Vendi ynë ka nevojë për politika të mirëfillta sociale dhe i tërë angazhim im dhe i ministrisë është në avancimin e këtyre politikave”, ka thënë Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, “në emër të Kryetarit të Komunës, z.Ragip Begaj dhe emër të Komunës së Malishevës, e ka falënderuar ministrin Reçica, për këtë vendim domethënës i cili ka rëndësi të veçantë, jo vetëm për kategoritë e dala nga lufta, për ofrimin e shërbimeve më të lehta dhe aty Malisheva e ka vendin e saj, pasi tradicionalisht, në çdo aspekt është e lidhur me Prizrenin”.

Berisha ju ka bërë thirrje edhe ministrive tjera, që ti përshpejtojnë procedurat për kthimin e të gjitha shërbimeve tjera në regjionin e Prizrenit.

Edhe përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta, Metuhs Kryeziu, Sinan Gegaj dhe Fatmir Buçaj, e kanë falënderuar ministrin Reçica. Ata thanë se “përveç këtyre shërbimeve, urojmë që edhe ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës të miratohet dhe të mbrohen vlerat e luftës dhe të rregullohen të gjitha çështjet tjera që lidhen me këtë kategori, e të mos ndihemi të anashkaluar”.

Më Shumë

Përçahet VV’ja në Prizren, Haskuka akuzon disa bashkëpartiakë për bashkëpunim me PDK’në e LDK’në kundër tij

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili ka akuzuar...

Nëntë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Nëntë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 467 kanë rezultuar pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë...

Quni e citon Ajnshtajnin në prag të zgjedhjeve të LDK’së: Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Anton Quni, njëherësh edhe pretendues për postin e kryetarit të këtij subjekti politik në zgjedhjet e brendshme të 14...

Arrestohet një person në Suharekë, dëboi nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Suharekë. Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull nën ndikimin e...

Aksioni i Policisë në disa komuna, aktakuza ndaj ish shefit të AKI-së për deportimin e gylenistëve dhe deklarata e Osmanit për LDK-në – top...

Javën e kaluar Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në disa komuna të vendit, ku ka arrestuar disa persona të dyshuar për keqpërdorime me...

Duda Balje ka një kërkesë për jetën, thotë se ditëve të fundit i kanë ndodhur gjëra të këqija

Kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak, Duda Valje, ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në facebook. Balje në mbishkrimin e fotografisë ka përshkruar...

E zhveshur komplet, Kejvinës i dalin fotot e nxehta

Modelja bukuroshe, Kejvina Kthella nuk di të ndalet. Së fundmi ajo ishte e ftuar në një spektakël humori, ku dhuroi skena mjaft provokuese. Bukuroshja ishte...

Prizreni, komuna e dytë me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

36 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i...

Largohen nga shtëpia vëlla e motër në Rahovec

Një person ka raportuar se dy fëmijet e tij, djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Sipas...

Gjykata Themelore në Prizren cakton masë arresti shtëpiak ndaj një të mituri për vepër penale

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër...

20 deputetët e mundshëm të PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë partia e dytë me 17.41% apo 137,722 vota. E nga ky...

Në Prizren paraqiten 27 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 27 raste të reja me Covid në...

Vendos gjykata franceze: Dënohet me burgim ish-presidenti Sarkozy

Është dënuar me burgim ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, raportojnë mediat ndërkombëtare. Sarkozy është akuzuar për korrupsion dhe shkelje financiare të fushatës. Ndërkohë nuk janë bërë të...

Një i vdekur nga Covid në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë...

Liverpooli rreshton legjendën Gerrard si zëvendësues të Kloppit

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp mund të largohet nga stoli i Liverpoolit dhe vendin e tij mund ta zë legjenda Steven Gerrard, i cili shihet...

E mitura largohet nga shtëpia në Suharekë, ikën me një person tjetër

Ditë më parë është raportuar se një e mitur është larguar nga shtëpia e saj dhe pas disa informatave nga familjarët dyshohet se ajo...

Lajmet e Fundit