18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Edhe pse në parti të ndryshme, Haskuka e Muharremaj pijnë kafe bashkë(Foto)

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj vazhdon të jetë njëri ndër kryetarët më aktiv në rrjete sociale.

Këtë mëngjes, Muharremaj i AAK-së ka njoftuar se e ka nisur ditën me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Së fundmi, partia e Haskukës ka nisur një fushatë duke paralajmëruar protesta kundër Qeverisë, e cila udhëhiqet nga partia e Muharremajt.

Megjithatë, këto duket se nuk kanë ndikuar në raportet e dy kryetarëve, të cilët shihen të buzëqeshur derisa shijojnë kafen e mëngjesit.

“Kafja e Mëngjesit sot realizohet me Kryetarin e Prizrenit me të cilin synojmë që si dy komuna të bëjmë shumë më tepër për ambientin.

Prioriteti im është të gjej bashkëpunim me të gjithë për më të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Muharremaj në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe foton me Haskukën.

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Sonte gjysmëfinalja e parë në CHL: Bayern përballë Real Madridit

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit...

Lajmet e Fundit