14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Edin Shehu rizgjedhet kryetar i Rinisë së Nismës në Prizren

Edin Shehu është rizgjedhur kryetar i Rinisë së Nismës në Prizren.

“Me të gjithë votat pro dhe asnjë kundër nga Këshilli i Rinisë u rizgjodha edhe për një mandat kryetar i Rinisë së Nismës Socialdemokrate në Prizren”, shkruan Shehu në Facebook.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin. Së bashku do t’ia dalim!”.

Rinia e Nismës Socialdemokrate ka filluar mbajtjen e proceseve zgjedhore nga dega e Prizrenit.

Kuvendin e Rinisë së NISMA në Prizren nga niveli qendror e përshëndetën kryetari i Rinisë, Xhemajl Hazizi, kryetari i degës Zafir Berisha dhe Bekim Brestovci, përfaqësues nga Sekretariati Organizativ.

“Të bashkuar si gjithmonë, Rinia e NISMA në Prizren po dëshmon se është boshti i të rinjve me vullnet dhe energji pozitive në misionin e shenjtë të shtetndërtimit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit