8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Efekti Cristiano: Pogba dëshiron të qëndrojë në Manchester United

Paul Pogba thuhet se ka ndryshuar mendje për qëndrimin në Manchester United, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Pogba gjatë afatit kalimtar të verës ishte i lidhur me një kalim në Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por gjërat kanë ndryshuar tani pas ardhjes së portugezit.

Francezi ka shpërthyer në këtë fillim të sezonit në Premier League, duke dhuruar shtatë asistime në katër ndeshje, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Sipas mediave britanike, Pogba tani dëshiron që të rinovojë kontratën e tij e cila skadon në qershor të vitit 2022.

Që nga janari, Pogba do të jetë i lirë të negociojë me klubet e tjera, edhe pse duket sikur bisedimet e zgjatjes do të rinisin në të ardhmen e afërt.

Përveç Ronaldos, edhe ardhjet si Jadon Sancho dhe Raphael Varane thuhet se kanë inkurajuar Pogban që të qëndrojë dhe të jetë pjesë e këtij ekipi.

“Pogba ka qenë shumë i mirë”, u tha gazetarëve trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

“Sigurisht që ju shtypi nuk e shihni atë në dhomën e zhveshjes ose në stërvitje, por ai është vërtet i vendosur dhe ai tregon mentalitetin e tij fitues dhe unë jam shumë i impresionuar me të”.

Më Shumë

Ndërprerje e ujit të pijes në disa zona të Prizrenit, shkak mungesa e energjisë elektrike

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike pa paralajmërim, në disa zona të Prizrenit është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Lajmin e ka...

Ndërhyrje emergjente pas reshjeve, sanohen dëmet në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Komunës së Rahovecit, janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike në disa zona. Me...

Lajmet e Fundit