Ekipet e ndërmarrjes “Eko Theranda” kanë vijuar me aktivitetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, pas ndërhyrjes paraprake për largimin e mbeturinave nga KRM “Eko-Regjioni”.
Sipas njoftimit, pas përfundimit të grumbullimit të mbeturinave, ekipet kanë ndërmarrë larjen dhe pastrimin e detajuar të zonave të trajtuara, me qëllim përmirësimin e kushteve higjienike dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për qytetarët.

Nga kjo ndërmarrje theksohet se këto veprime po kontribuojnë në rritjen e standardeve të pastërtisë në hapësirat publike, duke ofruar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Po ashtu, është vlerësuar bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i vazhdueshëm i ekipeve në terren, që sipas tyre, po sjell rezultate konkrete në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në qytet.
Marketing
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
