Ndërmarrja publike regjionale e pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren ka reaguar pas aksionit të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të hënën në këtë kompani. Kompania thotë se kryeshefi Burim Shala ndodhet në një udhëtim në Itali për arsye familjare dhe se brenda javës pritet të kthehet.
Në aksionin e së hënës u arrestuan dy persona pas hulumtimit të zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me tenderin afër 400 mijë euro për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshese.
Prokurori i rastit, Halim Borovci konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se përveç bastisjeve në zyrat e Ekoregjionit, është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala.
Sipas Kompanisë, Shala prej disa ditësh ndodhet jashtë vendit dhe se në asnjë rrethanë nuk i shmanget përgjegjësisë apo drejtësisë, por pritet të kthehet brenda javës.
“Si ndërmarrje, ne i besojmë plotësisht organeve të drejtësisë, të cilat janë duke e kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur, në përputhje me ligjin. Ftojmë opinionin publik dhe mediat që të përmbahen nga dezinformatat dhe spekulimet e pabazuara, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë i Ekoregjionit:
“Të nderuar,
Duke i përcjellë shkrimet dhe spekulimet e fundit që po qarkullojnë në disa media, ku pretendohet se gjoja Kryeshefi Ekzekutiv ndodhet në arrati, ndiejmë obligim të sqarojmë opinionin publik.
Kryeshefi Ekzekutiv, z. Burim Shala, që nga dita e shtunë ndodhet në Itali, për arsye striktësisht familjare, dhe kjo vizitë nuk ka asnjë lidhje me çfarëdo pretendimi për arrati apo shmangie nga përgjegjësia. Ai prej disa ditësh ndodhet jashtë Kosovës dhe kjo është e ditur edhe më herët.
Njëkohësisht, ju njoftojmë se Kryeshefi Ekzekutiv Burim Shala brenda kësaj jave pritet të kthehet në Kosovë, dhe në asnjë rrethanë nuk i shmanget përgjegjësisë apo drejtësisë.
Si ndërmarrje, ne i besojmë plotësisht organeve të drejtësisë, të cilat janë duke e kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur, në përputhje me ligjin.
Ftojmë opinionin publik dhe mediat që të përmbahen nga dezinformatat dhe spekulimet e pabazuara, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.
Me respekt,
Menaxhmenti i Ndërmarrjes“.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
