6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ekskluzive: Ja sa vota kanë marrë kandidatët nga NISMA për Kosovën

Nisma për Kosovën e cila në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka konkurruar në koalicion parazgjedhor me koalicionin PAN mund t’i ketë siguruar rreth 7 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Burime të ‘Indeksonline’, brenda këtij subjekti bëjnë me dije se nga rezultatet e numëruara nga 70% të komunave kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka marrë mbi 30 mijë vota.

I dyti, është Haxhi Shala deputet në legjislaturën e kaluar më 12.649 vota. E, Zafir Berisha ka marrë 11.971 vota.

Tutje, Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka marrë 11.535 vota. Sherifi në fushatën parazgjedhore është prezantuar nga Limaj si shef i Grupit Parlamentar të Nismës në Kuvendin e Kosovës.

Enver Hoti nga Nisma, sipas këtij burimi ka marrë 9.325.

E, Albulena Balaj ka marrë 6.513. Ish shefja e Grupit Parlamentar në legjislaturën e kaluar, Valdete Bajrami renditet e shtata më 5.938 vota.

Në këto rezultate mungojnë votat nga Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Vitia, Vushtrria, Klina dhe Istogu.

Nëse, këto rezultate konfirmohen edhe nga ana e KQZ-së, atëherë Nisma mund të vlerësohet si fituese brenda koalicionit PAN.

Sipas monitoruesve të Kuvendit, pragu për deputetët po llogaritet të jetë mbi 9 mijë, ndërsa tek deputetet rreth 6000.

Koalicioni PAN është renditur i pari në këto zgjedhje më rreth 34%. I pasuar nga Vetëvendosje më 27%. E, LDK e treta më 25%./Indeksonline/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit