Ekspozitë e piktorëve nga Maqedonia e Veriut hapet nesër në Hamanin e Prizrenit

Piktorët Dibran, Adem Sulejmanoski dhe Driton Bocku do të ekspozojnë pikturat e tyre në Hamamin e Prizren.Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, përmes një njoftimin Facebook, ka bërë të ditur se ekspozita e piktorëve nga Maqedonia e Veriut hapet nesër në ora 11:00 në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren.

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në bashkëpunim me Qendrën Kulturës në Dibër hap ekspozitën e piktorëve Adem Sulejmanoski dhe Driton Bocku.

Ekspozita do të hapet me 16.10.2020 (e premte) në ora 11:00 në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës”, thuhet në njoftimin e QRTK të Prizrenit në Facebook.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 22 tetor 2020.

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit