COVID-19: Inspektorati në Malishevë mbyll zyrat e Entit të Punësimit

Inspektorati i Komunës së Malishevës, sot i ka mbyllur përkohësisht zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, deri në një vendim tjetër, pasi një zyrtar i këtij institucioni, ditë më parë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mbyllja e zyrave është bërë në kuadër të zbatimit të masave anti-covid, njofton Zyra për Informim Publik e kësaj komune.

“Zyrat e Entit të Punësimit, janë mbyllur me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, si pasojë e situatës emergjente shëndetësore, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, do të hapen pasi të merren të gjitha masat e sigurisë dhe vlerësimit të situatës së sigurisë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Liria triumfon ndaj Albionëve me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Lajmet e Fundit