15.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ekzekutivi i Prizrenit miraton dhjetëra konkluzione

Ura e gurit ne prizrenOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit” këtë javë ka marrë pjesë në mbledhjen e ekzekutivit të Prizrenit, i cili takim u mbajt nën drejtimin e nënkryetarit Lulzim Kabashi, ku u miratuan një varg konkluzionesh.

Në këtë takim ekzekutivi lokal i ka dhënë dritën e gjelbërt të gjitha propozimeve të Drejtorisë së Arsimit, si: shpalljen e tenderëve për hartimin e projekteve dhe ndërtimin e objekteve të reja të këtyre shkollave fillore të mesme të ulta: “Dy dëshmorët” në Piranë me 14 dhoma mësimi, “Zef Lush Marku” në Velezhë me 9 dhoma mësimi, “Ekrem Rexha” në Gënçare me 9 dhoma mësimi, sikurse shpalljen e tenderit për hartimin e projektit dhe ndërtimit të sallës së edukatës fizike  të SHFMU “Haziz Tola” në Prizren, që kap vlerën  rreth 750.000 euro.

Gjithashtu, bordi miratoi vendimin për furnizim me inventar shkollor për shkollat e Komunës së Prizrenit ku janë planifikuar 30.000 euro. Me 11.000 euro, në SHFMU “Emin Duraku” në Prizren do të bëhet furnizimi me pajisje sportive. Në SHFMU “Naim Frashëri” në Vlashnje do të bëhet ndërrimi i dyerve dhe dritareve me planifikim mjetesh prej 30.000 euro, në SHFMU “Hasim Maliqaj” në Polisht në shumë prej 20.000 euro do të rregullohet rrethoja e fushës sportive, sikurse rregullimi i rrethojës së oborrit të SHFMU “Brigada 125” në Medvec në shumë prej 15.000 euro dhe punimin e rrethojës së oborrit të shkollës “Pjetër Mazreku” në Konjush, me shumën prej 30.000 euro. Është miratuar  njëzëri edhe konkluzioni për shpalljen e tenderëve për rregullimin e terrenit sportiv në SHFMU “Lekë Dukagjini” në Petrovë investim prej 25.000 eurove si dhe renovimin e sallës së Edukatës Fizike në SHFMU “Lekë Dukagjini” në Prizren në vlerë prej 40.000 euro.

Për 49 shkolla, përkatësisht 90 objekteve shkollore, është nxjerr konkluzioni për furnizim me lëndë djegëse. Edhe këtë vit do t’u sigurohet transporti i nxënësve udhëtar për 44 nxënës të këtyre vendbanimeve, Smaq-Velezhë dhe anasjelltas, Leskovec-Prizren dhe anasjelltas si dhe Krushë e Vogël-Prizren dhe anasjelltas. Vlera në tërësi kap shumën prej gjithsejtë 7.650 euro për periudhën janar-dhjetor 2014. Po ashtu ka kaluar kërkesa për shpalljen e konkursit  për bursa studentore për vitin kalendarik 2014 ku për këtë vit priten të ndahen vetëm 80 bursa në vlerë prej 50.000 euro.

Po ashtu kësaj drejtorie i është lejuar shpallja e tenderëve për organizimin e Festivalit të Valleve Popullore, Festivalit Loja Skenike dhe Manifestimi Tradicional “Java e Remzi Ademajt”. Parallogaritë për këto evente do të përfshijnë shumën e rreth 27.000 euro.

Në këtë mbledhje ekzekutivi lokal ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për lejimin e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve te rivarrimit të personave të identifikuar të fshatit Krushë të Vogël, të vrarë gjatë luftës. Po ashtu në këtë takim janë miratuar njëzëri lejimi i mjeteve nga subvencionet për shënimin e Festave Mjedisore shuma e planifikuar kap shifrën prej 8.500 euro dhe shpalljes së tenderit për Mbjelljen e fidanëve drunore dekorative në qytet.

Me kërkesën e Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, është marr vendim për blerjen e një kombi busi për nevojat e shërbimeve të dializës  pranë QKMF-së me parallogarit prej 40.000 eurove. Kanë kaluar edhe dy kërkesat të kësaj drejtorie, ajo e blerjes së paisjeve medicinale për nevojat e shërbimeve shëndetësore  në QKMF, QMF-ve dhe AMF-ve me parallogari 50.000 euro, pastaj konkluzioni për mirëmbajtjen dhe renovimin për të gjitha objektet shëndetësore në vlerë prej 100.000 euro dhe mbështetjes financiare për trajtimin mjekësor të 44 pacientëve me nga 300 euro.

Ekzekutivi lokal në këtë takim ka nxjerr konkluzion për shpalljen e tenderëve për vitin 2014: ndërtimin e terrenit sportiv  në Jabllanicë dhe Lubinje e Epërm, Renovimin dhe mirëmbajtjen e objekteve ekzistuese kulturo sportive në Piranë, Furnizimin me rekuizita për shoqëritë kulturo artistike, organizimin e festivaleve  tradicionale, hartimin e projekteve për nevojat e DKRS si dhe mbështetja materiale për Klubin e Peshkatarisë “Drini i Bardhë” në shumë prej 300 euro dhe Klubit të karatesë “Komandant Drini” mbështetje materiale për pjesëmarrje në turneun tradicional në Stamboll në shumë prej 1.000 euro.

Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik i lejohet shpallja e tenderit për  organizimin e panairit Veshjet kombëtare tradicionale të trojeve shqiptare dhe punimeve të dorës – artizanale, organizimi në fjalë kap shumën prej 20.000 euro, gjithashtu është miratuar edhe përbërja e komisionit 6 anëtarësh për përzgjedhjen e objekteve të vjetra në Qendrën Historike të Prizrenit për meremetimin e fasadave të objekteve të vjetra. Parallogaria për këtë intervenim përfshinë shumën prej 30.000 eurove.

Me propozimin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim i është lejuar mbështetja financiare prej 6.000 për shtrimin e një dreke mysafirëve nga shtetet e rajonit që do të jenë prezent në Festivalin multikulturor “Sarski Behar”. Dy familjeve nevojtare të komunitetit boshnjak me nga rreth 3.000 euro do tu ofrohet ndihma për renovim të shtëpive me material ndërtimor.

Qeveria lokale në këtë takim ka aprovuar edhe kërkesat e Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në marrjen e vendimit për pranimin e më se 20 punëtorëve sezonal (zjarrfikësve) si dhe konkluzionit për furnizim me uniforma verore dhe dimërore për zjarrfikës.

Më Shumë

Rregullohet sistemi i ngrohjes në shkollën ‘Hysen Rexhepi’ të Prizrenit

Drejtoresha e Shkollës "Hysen Rexhepi", Lumnije Rakaj, ka njoftuar se është vënë në funksion ngrohja e re me pelet në këtë institucion edukativ. Ky përmirësim...

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Krushë të Madhe

Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

Zemra e Forcës

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit