12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

El Salvadori njeh Kosovën

EL_SalvadorEl Salvadori është shteti i radhës, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmin për këtë njohje e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës (MPJ), Enver Hoxhaj në rrjetin social “Twitter”.

Me këtë rast ministri Hoxhaj ka falënderuar El Salvadorin për konfirmimin e njohjes. “Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork ka pranuar njoftimin e El Salvadorit për zyrtarizimin e njohjes së Kosovës. Faleminderit El Salvadorit, Qeverisë dhe popullit të tij”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”. Pas njohjes së pavarësisë nga Libia, Grenada dhe Tajlanda, El Salvadori është shteti i 105-të që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Më Shumë

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Lajmet e Fundit