Elhaida Dani u kualifikua në finalen e Eurovisionit

Përfaqësuesja e Shqipërisë në kontestin për Këngën e uvrovisionit Elhaida Dani arriti që të kualifikohet në finalen që do të mbahet të shtunën më 23 maj, në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Elhaida, e cila në skenë doli e 14-ta nga gjithsej 16 garuesit e natës së parë gjysmëfinale, me një paraqitje tepër të bukur skenike dhe, para së gjithash, me zërin e saj të mrekullueshëm, shkëlqeu në skenën e Vjenës dhe u përcoll me ovacione nga publiku në sallë.

Përndryshe, Emri i Shqipërisë u lexua i pari si finalist i së shtunës së ardhshme.

Në të gjitha prognozat e deritashme përfaqësuesja shqiptare është radhitur ndër favoritët e kontestit të sivjetshëm.

Sido që të dalë rezultati final, një gjë është e sigurt: Elhaida edhe me këtë që arriti deri tani ua zbardhi fytyrën të gjithë shqiptarëve. Ndërsa të dielën do të ketë përkrahjen e të gjithë bashkëkombësve të vet, kudo që janë, por gjithsesi edhe të shumë artdashësve të tjerë nga mbarë Evropa.

Përveç Elhaidës, “vizën” për në finale e fituan edhe përfaqësuesit nga Armenia, Rusia, Romania, Hungaria, Greqia, Estonia, Gjeorgjia, Serbia dhe Belgjika.

Edhe 10 vende do të zgjedhen natën e dytë gjysmëfinale, pasnesër, ndërsa shtatë vende, përfshirë fituesin e vjetshëm, Austrinë, kualifikohen drejtpërdrejt në finale.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit