28.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Eli Fara tregon arsyen pse nuk rimartohet

Eli Fara, këngëtarja shumë e dashur dhe e pëlqyer gjithandej trojeve shqiptare , jo veç me zërin e këngën e saj, por edhe me bukurinë e performancën që e posedon ka arritur që të behët një këngëtare e famshme dhe e mirëpritur në çdo familje shqiptare, tek jehon zëri i saj i veçantë,brilant.

Por edhe pse me një moshë, bukuria e saj lë përshtypje aq sa të lakmohet dhe të komentohet shpesh edhe në mediume shqiptare.

Siç thuhet, sikur koha ka ndalur për të.

E pyetur nga revista Kosovarja pse nuk rimartohet Eli ka treguar pse.

“Nuk është se ka qenë problem vajza. Mendoj më shumë nuk e kam bërë, për shkak të profesionit. Unë kam lëvizur gjithnjë dhe mendoj se një lidhje nuk do mund ta mbaja dot, në këtë status. Mendoj se kjo ka qenë kryesorja. Pastaj nuk ka ardhur dhe personi i duhur. Dhe mbi të gjitha ekzistonte dhe zhgënjimi i mëparshëm”, ka thënë Eli.

“Mund edhe të martohesha dhe të më binte prapë diçka shumë zhgënjyese si në martesën e parë dhe pastaj ti bija kokës me grushte e ti thosha vetes: Oh zot! Pse e bëra prapë. Kur je vetëm më duket sikur ndjehem më rehat dhe e administroj mirë të gjitha ato prioritetet e mia. Kështu të paktën nuk ia vë fajin askujt, dhe domosdo më mbetet mua. Jam më e kënaqur kështu”, përfundon ajo.

Më Shumë

Bashkimi fiton edhe ndaj Jedinstvo-s

KB Bashkimi po vazhdon serinë e ndeshjeve kontrolluese me sukses. Skuadra prizrenase ka shënuar fitoren e dytë radhazi, këtë herë ndaj KK Jedinstvo me...

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar një lëndim aksidental më 31 gusht në...

Lajmet e Fundit