9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Eliminimi nga Kupa, drejtuesit e Lirisë mendojnë shkarkimin e Bledi Shkëmbit

Liria e trajnerit Bledi Shkëmbi u eliminua dje nga DigitAlb Kupa, duke u mposhtur nga skuadra e Vushtrrisë. Kjo humbje ia u komplikon mjaft gjërat trajnerit korçar, pasi klubi nga Prizreni, e kishte si objektiv fitimin e Kupës, nga ku pretendohej që të përfaqësoheshin në Europë.

Mediat raportojnë se klubi i Lirisë po shqyrton mundësinë e shkarkimit të trajnerit Bledi Shkëmbi për shkak të kostos së lartë dhe mos përmbushjes së objektivave.

Pas ndërrimit të pushtetit në Prizren, skuadra është përfshirë nga presioni politik për shpenzimet e shumta të klubit me stafin dhe një pjesë të futbollistëve, të cilët nuk kanë realizuar pritshmëritë. Gjithsesi ngelen për tu parë zhvillimet në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Delirium

Lajmet e Fundit