6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Eliot Engel, nderohet me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Eliot EngelPresidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar kongresmenin amerikan, Eliot Engel me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacion “Në shprehje të mirënjohjes dhe nderimit të thellë për mbështetjen e vendosur për Shqipërinë, shqiptarët dhe veçanërisht për Pavarësinë e Kosovës”.

“Mirënjohja është një virtyt yni shumë i lashtë, trashëguar brez pas brezi. Kombi ynë dhe çdo shqiptar i është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, për shembjen e komunizmit dhe zhvillimin e demokracisë, për anëtarësimin në NATO dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Kongresmeni Eliot Engel është një nga personalitetet, që ka ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave legjitime të shqiptarëve dhe ka mbështetur aspiratat e tyre për liri dhe demokraci. Pavarësia e Kosovës ka edhe vulën e kontributit të tij”, thuhet në një komunikatë të Zyrës për shtyp të Presidencës së Shqipërisë.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Lajmet e Fundit