Emery: Ja pse vendosa për Xhakën para Ozilit

Unai Emery e ka kritikuar përkushtimin dhe qasjen e Mesut Ozil gjatë kohës së tij si trajner i Arsenalit dhe thotë se bashkëlojtarët e gjermanit nuk donin që ai të bëhej kapiten.

Emery u shkarkua nga posti i trajnerit të Arsenalit në nëntor, pasi klubi i përjetoi ecurinë më të dobët të rezultateve që prej vitit 1992.

Ai u zëvendësua nga Reddie Ljungberg para se posti i trajnerit t’i besohej Mikel Artetas.Ozilit rrallë herë iu besua vendi i titullarit gjatë pushtetit të Emery dhe ai e bëri vetëm një paraqitje në 10 ndeshjet e para të sezonit. Por Emery këmbëngul se ai u përpoq ta ndihmonte gjermanin.

“Kam biseduar shumë me Ozilin. Edhe ai duhet të jetë kritik i vetvetes, duhet ta analizojë përkushtimin dhe qasjen”, tha Emery për Guardian.

“Jam përpjekur ta ndihmoj Ozilin me të gjitha forcat. Gjatë karrierës sime, lojtarët e talentuar e kanë arritur nivelin më të mirë me mua. Gjithmonë kam qenë pozitiv, doja që ai të luante, të përfshihej”, shtoi ai.

“Ai ka mundur të ishte kapiten, por zhveshtorja nuk e donte. Për këtë nuk e vendosa unë; për këtë vendosën lojtarët. Kapitenët janë ata që duhet të vazhdojnë ta mbrojnë klubin, trajnerin dhe bashkëlojtarët”, theksoi Emery.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit