20.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Emrat e tre shqiptarëve që i pagëzoi Papa Françesku

Tre shqiptarë u bënë njerëzit më me fat, pasi patën mundësinë që të pagëzoheshin nga Papa Françesku gjatë vigjiljes së Pashkës. Në meshën e shenjtë, Papa Françesku pagëzoi gjashtë gra dhe katër burra, të gjithë të rritur, të moshave të ndryshme dhe të kombësive të ndryshme.

Shqiptarët me fat ishin Entela Hyseni, e lindur në Shqipëri më 1980, Vjollca Muhaj, e lindur më 1959, si dhe Ervin Shehu i datëlindjes 1983.

Më e reja ishte një vajzë nga Kamboxhia, e lindur në 2002-shin, ndërsa më e vjetra një grua nga Kenia, e lindur në vitin 1948. Katër prej tyre ishin italianë, 3 shqiptarë, dhe një portugeze, veç tyre.

Ati i Shenjtë zgjodhi të bënte një predikim kryesisht meditues, mes reflektimeve dhe lutjeve, si dhe i dedikoi shumë hapësirë faktit se çfarë nënkupton “futja në të mistershmen”. Ai ka marrë shtysën prej dëshirave të grave, mëngjesin pas vdekjes së Jezusit, për të hyrë në varrin e tij dhe për t’u përfshirë në ndjenjat e dyshimit dhe hezitimit që e rigjallëruan atë.

“Të futemi tek e mistershmja”, të jemi ende “të aftë për të mrekulluar” dhe të aftë për “të dëgjuar heshtjen”. Futja në misteriozen na kërkon të mos kemi frikë nga realiteti. Të mos mbyllemi në vetvete, të mos arratisemi nga gjërat që nuk i kuptojmë, të mos mbyllim sytë përpara problemeve, të mos i mohojmë ato dhe të mos shmangim pyetjet. Të kërkojnë mënyra të qarta dhe një përgjigje aspak banale ndaj pyetjeve që vendosin në krizë besimin tonë, besnikërinë tonë dhe arsyen tonë.

Hyni në varr. Na bën mirë. në këtë natë vigjiljeje, le të ndalemi e të reflektojmë për eksperiencën e dishepujve të Jezusit, që na sfidojnë edhe neve. Pikërisht për këtë jemi këtu efektivisht, për të hyrë në të mistershmen, të cilën Zoti realizoi me dashurinë e tij”, tha Papa gjatë meshës së mesnatës në Romë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit