10.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Emri i Miloshoviqit lakohet në Kuvendin e Prizrenit

Emri i ish-liderit serb, Slobodan Miloshoviq, është bërë pjesë e debatit në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Kuvendarët e opozitës, vendimin e fundit për largimin nga zyrat të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, e kanë krahasuar me ato të Miloshoviqit.

Ndërkaq, Haskuka po ashtu ka pyetur opozitën nëse ua ka paguar zyrat në atë kohë Miloshoviqi.

Kuvendari i LDK-së, Qemal Krasniqi tha se njoftimi i Haskukës se do të dëbohen me dhunë nëse partitë politike nuk do t’i lirojnë zyrat, i ngjan atyre të Miloshoviqit.

“LDK-ja është parti mbi 30 vjeçare. Në kohën e regjimit të Milloshoviqit kemi pasur zyre brenda qytetit të Prizrenit. Në atë kohë nuk kemi marrë shkresa të tilla, për dëbim nga zyra”, tha Krasniqi, shkruan “PrizrenPress”.

Kuvendari i Nismës Shukri Quni, ndërkaq ka qenë më i ashpër në raport me Haskukën.

Ai, vendimin për largimin e partive politike nga zyrat e ka krahasuar me ato të Miloshoviqit.

“Tamam si në kohën e Miloshoviqit. Ai na ka qit në atë vakt prej institucioneve, por na kurrë nuk jemi dorëzuar”, tha ai.

Quni, ia ka kujtuar Haskukës se Shtëpia e Bardhë, ku është i uluar ai bashkë me kuvendarët, ka qenë objekt i ish- Armatës së Jugosllavisë.

“Në këtë vend jemi shkarravitur prej dajakut të forcave serbe”, u shpreh ai.

Quni i ka thurë elozhe ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziut, i cili këtë objekt të ushtrisë së ish-Jugosllavisë e shndërroi për punë të Legjislativit.

“Sa herë që ulem në këtë Kuvend, unë në shenjë respekti luaj nga vendi, sepse kurrë nuk e kam ëndërrua që një ndërtesë e ish- Armatës së Jugosllavisë do të shndërrohej në Kuvend, ku sot diskutojmë lirshëm”, tha Quni.

Fatmir Kastrati i AAK-së është treguar më i butë me Haskukën.

Ai, ka perënduar vitet ’90-ta, mirëpo nuk ka dëshiruar që vendimin e Haskukës të krahasojë me ato të Miloshoviqit.

“Në vitet ‘90-ta, pas largimit nga institucionet, kemi pasur vështirësi në ushtrimin e aktiviteteve tona politike dhe arsimore . Nuk dua të bëj krahasime, mirëpo vendimi për largimin e partive nga zyret është skandaloz”, tha Kastrati.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shprehur keqardhje me gjuhën e kuvendarëve të opozitës.

Ai parashtroi një pyetje për kuvendarët që vendimin e tij, e krahasuan me Miloshoviqin.

“A ju ka dhënë zyrat pa pagesë Milloshoviqi?”, pyeti Haskuka.

Haskuka, tha se nuk mund ta tërheqë vendimin , pasi që, ky akt ka të bëjë me zbatimin e ligjit.

“Partitë politike për më shumë se 10 vjet janë duke qëndruar në këto objekte, për të cilët kanë paguar çmime jo të arsyeshme ekonomike, në vlerë prej 1 eurosh në muaj, ndërkaq në disa raste edhe këtë shumë qesharake nuk e kanë paguar fare”.

Ai tregoi se procedura për largimin e partive politike nga objektet komunale është kërkesë ligjore. Sipas tij, kuvendarët bazohen në një vendim të miratuar në KK, të datës dhjetor 2005, ku pas këtij vendimi, përkatësisht në vitin 2012 është miratuar Ligji për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është plotësuar në vitin 2019.

“Me këto ligje kontratat e partive politike për shfrytëzim të pronave komunale nuk kanë qenë valide dhe nuk mund të vazhdohen, por duhet të jepen me procedura të hapura të ankandit publik. Me marrjen e mandatit si kryetar, në vitin 2018 kam kërkuar shfuqizimin e vendimit të KK-së, i cili ka qenë në kundërshtim me ligjin, sepse nëse një vendim komunal është në kundërshtim dhe bie ndesh me dispozitat ligjore, ajo nuk ka vlefshmëri”, deklaroi Haskuka, duke shtuar se për këtë janë dhënë vërejtje edhe nga auditori.

“Madje më lejoni të theksoj se për të njëjtën çështje kanë filluar procedurat hetimore ndaj ish-kryetarit të Komunës, ekskluzivisht për dhënie të këtyre objekteve në shfrytëzim nga viti 2013 deri në vitin 2018”.

Haskuka ka shtuar se vjet, në muajin mars, partitë politike kanë marrë njoftimet për lirimin vullnetar të këtyre objekteve, ndërkaq për shkak të situatës pandemisë nuk është bërë largimi i tyre.

“Pra, ata me vullnet nuk kanë pranuar që ta zbatojnë ligjin. Për këtë arsye, së fundmi, më 2 prill tek partitë politike është dërguar vendimi për lirimin e këtyre objekteve. Ligji parasheh që nëse nuk bëhet lirimi vullnetar, bëhet “lirimi i dhunshëm”, i cili është vetëm një term juridik sipas ligjit”, tha Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ballkani shkëputet në krye të tabelës

Kanë përfunduar katër nga pesë ndeshjet e xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani është shkëputur në krye të tabelës pas fitores...

“Bab, s’mund ta besoj që ke ikur…”, i biri kujton Gulielm Radojën

Red Radoja, i biri i të ndjerit Gulielm Radoja ka kujtuar së fundmi babain e tij nëpërmjet një fotografie ku shihen të dy, foto...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit