18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Engel: Zgjedhjet sprovë e rëndësishme për Kosovën

Eliot EngelKongresmeni demokrat amerikan Eliot Engel në një intervistë për INA ka theksuar se zgjedhjet e 8 qershorit janë një sprovë për Kosovën. Engel ka bërë thirrje që populli i Kosovës të dalë masivisht në zgjedhjet parlamentare të dielën në Kosovë, dhe që zgjedhjet të jenë të qeta dhe demokratike duke shtuar se” më datën 8 qershor besojë që zgjedhjet do të jenë të lira, transparente dhe të drejta”.

“Një palë zgjedhje të tilla, do të avancojnë demokracinë e Kosovës, dhe do ta shtojnë suksesin e shënuar, përballë sfidave që e presin Kosovën”, thotë Engel. Për Kongresmenin demokrat të Nju Jorkut Eliot Engel, marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë nga më të mirat.

“Në Kosovë shqiptarët janë të bindur se Prishtina ka një mik dhe aleat që janë Shtetet e Bashkuara. Unë jam i bindur, thotë ai se SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë me Kosovën në demokratizimin e mëtejshëm të saj zhvillimin dhe lulëzimin, e saj- gjithnjë, e më e integruar me strukturat Euro-Atlantike”, thekson Engel.

INA: Si një mik i të gjithë popullit shqiptar, çfarë mendoni se për momentin janë sfidat më të mëdha për të ardhmen e institucioneve të Kosovës?

Engel: Duke pasur parasysh atë se ku Kosova ishte vetëm një dekadë më parë, unë besoj se progresi i saj është i dalluar. Por edhe me gjithë arritjet e saj – prapë për Kosovën mbeten sfida të tilla si : papunësia e cila është ende e lartë, korrupsioni mbetet një shqetësim, tjetër, dhe rritja e besimit ndëretnik dhe bashkëpunimi ka nevojë të përmirësohet. Duke vazhduar për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas meje është kyç për zhvillimin e të dy vendeve, si dhe për stabilitetin më të gjerë rajonal. Kosova duhet të forcojë përpjekjet e saj për të integruar serbët dhe minoritetet e tjera. Së fundi, Kosova duhet të vazhdojë punën e saj për të konsoliduar demokracinë e saj dhe sigurinë për të integruar plotësisht në institucionet Euro-Atlantike.

INA: Cili është angazhimi i SHBA-ve në këto zgjedhje? Pse SHBA nuk dërgojë në Kosovë, një grup vëzhguesish për të monitoruar zgjedhjet këtë herë?

Engel: Shtetet e Bashkuara mbeten edhe më tej – tejet të angazhuar në mënyrë aktive dhe po i ndjekin zhvillimet nga afër. Ambasada e SHBA, në Prishtinë, ka organizuar disa ekipe të vëzhgimit për të ndihmuar në monitorimin e zgjedhjeve.
INA: Qëndrimi politik amerikan ndaj zhvillimeve në Kosovë, ka rëndësi të madhe. Ju lutem komentoni diçka mbi marrëdhëniet SHBA-Kosovë?

Engel: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë – jan nga më të mirat, dhe në Kosovë shqiptarët janë të bindur se Prishtina ka një mik dhe aleat që jan Shtetet e Bashkuara. Unë jam i bindur se SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë me Kosovën në demokrazimin e mëtejshëm të saj, zhvillimin dhe lulëzimin, e saj- gjithnjë, e më e integruar me strukturat Euro-Atlantike.

INA: Kohëve të fundit ka pasur zhvillime në Kosovës – disa “probleme” u zgjodhën, disa kanë mbetur për t’u zgjidhur – siç ishte çështja e këmbëngulësisë e disa subjekteve politike në respektimin e kushtetutës rreth ulëseve të rezervuara për pakica. Në anën tjetër, patëm qëndrimin e disa grupeve të pakicave që nuk deshën ta mbështesin Ligjin për Forcën e Armatosur të Kosovës. Cili ësht komenti juaj për këto ?

Engel: Me duhet të them me këtë rast se çështja e vendeve të rezervuara për minoritetet, është një çështje që i përket popullit të Kosovës dhe qeveria dhe parlamenti, është për të punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Sa për forcat e armatosura, Kosova, është një vend sovran dhe i pavarur dhe ka të drejtën e saj për të krijuar një forcë të saj ushtarake si çdo vend tjetër Europian. Kjo është edhe shpresa ime se pas zgjedhjeve Kuvendi i ri që do të dalë nga ato zgjedhje do të miratojë krijimin e një force ushtarake.
INA: Është thënë vazhdimisht nga ndërkombëtarët, se Serbia dhe Kosova duhet të shkojnë së bashku në Evropë; megjithatë, siç shihet Serbia është më afër anëtarësimit në BE dhe Kosova ende nuk është duke parë e “dritën e gjelbërt” nga BE-ja ? qysh me liberalizmin e vizave….!

Engel: Unë mendojë se anëtarësimi në BE dhe NATO, pra ajo që ne e quajmë shpesh her integrimi Euro – Atlantik, nuk janë të lirë – “are not free”. Kosova dhe Serbia do të duhet të bëjnë një punë edhe më të madhe për të përmbushur kërkesat e të dy institucioneve kyçe. Nuk duhet që të jetë një situatë ku Serbia mund të hyjë në BE dhe më pas të bllokojë anëtarësimin e Kosovës. Unë besoj se ajo duhet të jetë kusht i pranimit të Serbisë, që të njohë një Kosovë të pavarur. Dhe ndërsa ajo është thellësisht e padrejtë, rruga e Kosovës do të vazhdoje te jete e “tatëpjetë”, për shkak të kundërshtimit nga shtetet anëtare të cilat nuk janë diskonstruktive dhe ende refuzojnë të njohin Prishtinën . Por unë kam besim se Kosova, me punën e saj të vazhdueshme madhe dhe mbështetjen e saj në rritje, me sukses ka për të përmbushur kërkesat për të dy institucionet Euro- Atlantike, në BE dhe NATO.

INA: Kongresmen Engel ju faleminderit për kohën që morët për të na dhënë këtë intervistë, dhe tash në fund a do të dëshironit të jepni një mesazh për lexuesit tanë ?

Engel: Unë do të doja të them se jam me të vërtet i suprizuar nga përparimi i pabesueshëm që Kosova, ka bërë prej se kur ajo shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008. Megjithatë, unë e di se ka sfida të shumta përpara dhe probleme për të kapërcyer, por Shtetet e Bashkuara kane qëndruar pranë Kosovës, dhe do qëndrojnë, sepse populli kosovar ka triumfuar gjithnjë mbi vështirësi të pabesueshme. Unë pres që të shohim në të ardhmen që partneriteti ynë të vazhdojë të lulëzojë që Kosova të ndërtojë një demokraci të begatë dhe të sigurt brenda një Evropë të Bashkuar, e lirë dhe në paqe.
(INA)

Më Shumë

Neymar vijon fazën e riaftësimit, në stërvitje me shoqëri të veçantë

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte...

Ambasadori i Kosovës e pikturon qytetin e Prizrenit, ia bën dhuratë Presidentit të Portugalisë në takimin lamtumirës

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, në takimin lamtumirës të tij me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, i ka lënë atij...

Lajmet e Fundit