14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ja çfarë fshihet pas problemeve seksuale tek çiftet

cifti martesorEdhe çiftet që janë në lidhje të fuqishme dashurie i kanë problemet e tyre seksuale. Të kesh lidhje dashurie nuk do të thotë që seks të mund të bësh gjithmonë, madje edhe të jetë gjithnjë i këndshëm. Problemi më i madh lidhur me këtë është për shkak se çiftet nuk komunikojnë ndërmjet vete lidhur me pakënaqësitë e tyre.

Nuk e kënaq partneren siç duhet, mirëpo këtë gjë nuk e di. – Ai përpiqet, mirëpo disa gjëra partneres thjesht nuk i janë të këndshme. Sikur ta dinte këtë, as që do ta bënte, mirëpo çështja është që nuk e di. Partnerja duhet t’ia sqarojë saktë se çka do ajo.

“Meshkujt e kanë zakon që gjatë seksit të përdorin teknikën të cilën e kanë praktikuar me partneret e tjera, mirëpo kjo nuk do të thotë që ajo teknikë është e këndshme edhe për partneren aktuale. Prandaj, nëse nuk i thuhet se çfarë mendon ajo për to, ai do të supozojë se po e kënaq partneren”, shkruan “Cosmopolitan”.

Libidoja e saj është më e fuqishme se e tij- Një numër goxha i madh i meshkujve kanë nivel të ulët libidoje sesa partneret e tyre, mirëpo këtë gjë nuk kanë guxim ta pranojnë. Kjo krijon situata që disa meshkuj të mos ndihen mjaft “macho”, sepse nuk janë në gjendje të plotësojnë kënaqësinë e partneres së tyre. Nga ana tjetër, femrat për shkak të libidosë së fuqishme, ngurrojnë të hapin bisedën me partnerin. E pra, zgjidhja vjen pikërisht nga biseda me partnerin.

Vështirësitë teknike- Problemet me ereksionin për meshkujt janë problem i madh. “Në kohën e tashme këtë problem në shumë raste e shkaktojnë stresi, ushqimi i keq apo mungesa e ushtrimeve. Gjithkujt mund t’i ndodhë ndonjëherë. Problemi lind nëse seksi bëhet rutinë”, thonë ekspertët.

Rutina- Kur e kemi fjalën te rutina… Është e qartë që seksi pas një kohe nuk mund të jetë sikur në fillim. Problem është që shumë çifte në fillim dëshirojnë që sa më parë t’i provojnë të gjitha pozat dhe lëvizjet. Kështu, me kalimin e kohës mësojnë se çka i eksiton partnerët e tyre dhe vazhdojnë t’i praktikojnë ato si recetë që çon në orgazëm të sigurt. Provoni gjërat e reja, sepse me siguri nuk i keni provuar të gjitha.

Më Shumë

Policia shqiptoi 2527 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2527 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të...

13 vjet nga vdekja e policit hero Enver Zymeri

Sot janë bërë 13 vjet nga vdekja e policit hero, Enver Zymeri. Zymeri u plagos në kokë nga një plumb snajperi gjatë një aksioni të...

Lajmet e Fundit