Enver Hasani nuk e komenton koalicionin LDK-AAK-NISMA

Enver HasaniKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, nuk ka dashur ta komentoj koalicionin qeveritar që është lidhur nga tri partitë opozitare LDK-AAK-Nisma pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit.
Hasani ka thënë se një gjë të tillë nuk mund ta komentoj as ai vet e asnjë gjyqtarë, por është shprehur se janë udhëheqësit e shtetit që nëse mendojnë se në këtë rast ka ndonjë çështje kushtetuese mund ta ngrisin atë.

“Ne nëse vjen rasti pranë nesh do të thotë ne sigurisht, unë ju siguroj juve dhe përmes jush publikut, qytetarët e Kosovës që gjykata do të veproj me profesionalizëm dhe përgjegjësi siç ka vepruar deri sot edhe do ta vendos në një afat rekord, do të thotë do të angazhohemi maksimalisht siç ka qenë edhe rasti vjet. Ju e dini, ne nuk kemi shku as në pushim për shkak të ligjeve për amnisti e ligjit për buxhet dhe në një afat rekord e kemi prodhu aktgjykimin që i ka pasur përmbi 200 faqe, kështu që ne do të veprojmë kështu çdo herë”, ka thënë ai.

Hasani ka th? ?në se ai nuk është interpretues i Kushtetutës por është kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund ta interpretoj atë

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit